January 20, 2026
1 min read

Rikthehet Champions League, kryendeshja Inter – Arsenal

Champions League rikthehet sonte me një mbrëmje të zjarrtë futbolli, ku disa nga klubet më të mëdha evropiane zbresin në fushë.

Nga ora 16:30, Kairat Almaty pret belgët e Club Brugge KV, një përballje ku përvoja evropiane e miqve i bën favoritë, por vendasit synojnë surprizën.

Më vonë, Manchester City udhëton drejt Norvegjisë për t’u përballur me Bodo/Glimt, me kampionët anglezë që kërkojnë të vazhdojnë dominimin e tyre në Evropë.

Në Danimarkë, FC Copenhagen sfidon Napolin, në një duel ku italianët synojnë tri pikë të rëndësishme, ndërsa vendasit shpresojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës.

Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes zhvillohet në Itali, ku Interi përballet me Arsenalin, një duel klasik mes dy gjigantëve evropianë.

Në Madrid, Real Madridi pret Monacon, me “Los Blancos” që hyjnë si favoritë absolutë, por që natyrisht duhet të dëshmohen në fushë, sidomos pas krizës së fundit dhe ndryshimit të trajnerit.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop