Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime.
Nga rezultatet e deritanishme prin VV-ja me 46.16%, duke u pasuar nga PDK 20.94% e LDK e treta me 11.16% dhe AAK ka marr 5.06%.
