January 19, 2026
1 min read

Rinumërohen 619 vendvotime nga 914, a ka ndryshime të tjera?

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendimin e parë, që të rinumërohen 914 vendvotime.

Deri më tash, bazuar në përditësimin e fundit (16:01), janë rinumëruar 619 vendvotime, ku po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.

Ndërsa rinumërimi i plotë për të cilin u vendos sot, akoma nuk dihet se kur do të fillojë.

Vendimi i KQZ-së që gjithë vendi të hyjë në procesin e verifikimit të tërësishëm erdhi pas dyshimeve të mëdha për manipulime me vota, për çka edhe Prokurori i Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop