January 29, 2026
1 min read

Rinumërohen mbi 90 për qind të votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri më tani janë rinumëruar mbi 90 për qind apo 2 mijë e 329 nga 2 mijë e 557 vendvotime.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 90% apo 2,329 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 34, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 228 vendvotime që i takojnë 4 komunave tjera (Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë dhe Suharekë)”, njoftoi Elezi.

Latest from Blog

Go toTop