January 19, 2026
1 min read

Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit

Cristiano Ronaldo ka dalë fitues në përplasjen ligjore me Juventusin.

Sipas mediave italiane, gjykata e punës në Torino ka vendosur në favor të futbollistit portugez, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të arbitrazhit.

Me këtë vendim, Juventusi nuk do të përfitojë kthimin e 9.7 milionë eurove që i ishin paguar Ronaldos gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Përveç kësaj, klubi torinez është detyruar të mbulojë edhe rreth 80 mijë euro shpenzime gjyqësore që lidhen me procesin e apelimit.

Klubi bardhezi kishte kërkuar anulimin e vendimit të dhënë nga tre arbitrat Gianroberto Villa, Roberto Sacchi dhe Leandro Cantamessa, të cilët kishin vendosur që Ronaldo duhej të përfitonte disa muaj paga bruto të papaguara, për shkak të marrëveshjeve të pezulluara gjatë pandemisë mes klubit dhe lojtarëve.

Ronaldo fillimisht kishte kërkuar një shumë më të madhe, por kishte triumfuar në arbitrazh disa muaj më parë. Juventusi vendosi ta çojë çështjen në gjykatë, por edhe këtë herë vendimi i gjyqtarit të punës në Torino konfirmoi të drejtën e ish-sulmuesit bardhezi, i cili u përfaqësua nga avokati i tij John Shehata.

Latest from Blog

Go toTop