January 28, 2026
1 min read

Rrëfimet e dhimbshme për vogëlushin e Lipjanit që vdiq tragjikisht

Zejn Zejnullahu, nxënës i klasës së katërt në shkollën “Zenel Hajdini” në Gadime të Epërme të Lipjanit, të martën nuk u kthye direkt në shtëpi, por devijoi rrugën dhe dyshohet se ra në lumin e fshatit.

Familja e shpalli të humbur dhe kërkoi ndihmë nga banorët e fshatit, të cilët kërkuan kudo për vogëlushin.

Ai u nxor nga lumi dhe mori ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht vdiq gjatë transportit në QKUK.

Familjarët njoftuan se varrimi do të bëhet të enjten, ndërsa policia po heton rastin.

Latest from Blog

Go toTop