October 28, 2025
1 min read

Rrezikojnë pagat, sindikata e RTK-së kërkon ndërhyrjen urgjente të Kuvendit

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (SPERTK) ka kërkuar urgjentisht që Kuvendi të ndërhyjë për të siguruar alokimin e buxhetit për transmetuesin publik.

Në kërkesën drejtuar deputetëve, kjo sindikatë thotë se duhet të shmanget përsëritja e situatës së muajit gusht, kur punëtorët mbetën pa paga dhe funksionimi i RTK-së u rrezikua.

SPERTK thekson se ka bërë kërkesë zyrtare në adresë të Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së në fillim të muajit tetor lidhur me pagesat e punëtorëve, por deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Prandaj, kërkojmë publikisht transparencë dhe njoftim të qartë për gjendjen e pagave.Sindikata nuk paragjykon asnjë situatë lidhur me buxhetin, por kërkon përgjegjësi dhe transparencë për këtë çështje, pasi paga është e drejtë ligjore dhe kërkesë legjitime për punën që kanë kryer të gjithë punonjësit e RTK-së:.

“Aktualisht RTK gjendet në procese të rëndësishme programore dhe zhvillimore, ndërsa mungesa e buxhetit rrezikon seriozisht vazhdimin e këtyre projekteve dhe stabilitetin e institucionit publik.

SPERTK kërkon nga Kuvendi të veprojë menjëherë për:Alokimin e buxhetit 2025 për RTK-në, për të shmangur çdo vonesë në paga;,Kompletimin urgjent të Bordit të RTK-së, për të mundësuar funksionimin me kuorum të plotë;, Rritjen e buxhetit për vitin 2026, për zhvillim institucional dhe programe cilësore sipas standardeve evropiane.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së njofton poashtu se do të dalë shumë shpejt me qëndrime dhe veprime ligjore, nëse sipas saj “mungesa e përgjegjësisë institucionale vazhdon dhe punëtorët mbeten pa trajtim të dinjitetshëm financiar”.

“Kërkojmë ndërhyrje urgjente të Kuvendit për të garantuar stabilitet financiar, funksionalitet institucional dhe mbrojtje të të drejtave të punëtorëve të RTK-së”.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop