October 16, 2025
1 min read

Rritet importi i energjisë elektrike, bie prodhimi i thëngjillit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se gjatë muajit gusht të vitit 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 502.12 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 411.92 GWh ose 1.29 për qind më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.78 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se importi i energjisë elektrike në gusht të këtij viti është rritur 69.95 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas ASK-së ka shënuar rënie prodhimi bruto nga termocentralet në KEK.

ASK njofton po ashtu se importi i energjisë elektrike në gusht të vitit 2025 ishte 360.623 GWh, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importi ishte 212,197 GWh ose 148. 432 GWh më shumë.

Kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 243.28 GWh (këtu janë të përfshira edhe sasitë e transmisionit).

Ndërsa, sipas ASK-së prodhimi i thëngjillit për muajin gusht 2025 ishte rreth 495.66 mijë ton, që paraqet një rënie prej 18.68 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Latest from Blog

Go toTop