February 2, 2026
1 min read

Rritet numri i gjobave në kryeqytet, mbi 4 mijë sosh gjatë muajit janar

Njësiti i Trafikut të kryeqytetit, gjatë muajit të kaluar, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik, ka shqiptuar gjithsej 4,608 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Sipas policisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, janë shqiptuar 311 gjoba më shumë, si rezultat i zbatimit të planeve operative “Kontrolli i shtuar i trafikut” dhe “Kontrolli i shpejtësisë”.

Gjobat janë shqiptuar për shkelje të ndryshme, përfshirë përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimin e semaforit, tejkalimin e kolonës dhe vijës së plotë, tejkalimin e shpejtësisë, si edhe kundërvajtje të tjera.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop