October 14, 2025
1 min read

​Rritet sasia e mbeturinave të trajtuara në Kosovë gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e anketës mbi mbeturinat e trajtuara gjatë vitit 2024 në Kosovë, ku thuhet se janë trajtuar dhe deponuar gjithsej 526 143 ton mbeturina, që përfaqëson një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin 2023, kur kjo sasi ishte 518 592 ton.

Nga kjo sasi e përgjithshme 502 917 ton ose 95,6% janë mbeturina të deponuara, kryesisht nga ekonomitë familjare dhe aktivitetet e përditshme.

“22 014 ton ose 4,2% janë mbeturina të ricikluara. 1 212 ton ose 0,2% janë mbeturina të sterilizuara, që përfshijnë kryesisht mbeturina medicinale dhe spitalore. Përbërja e Mbeturinave të Trajtuara në vitin 2024 (në përqindje): Letër dhe karton – 49,8%, Metale – 28,0%, Plastikë – 17,0%, Mbeturina medicinale/spitalore – 5,2%”, thuhet në njoftim.

Sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë e licencuara ka arritur 502 917 ton, që paraqet një rritje prej 2,6% krahasuar me një vit më parë. Ndër to, deponia sanitare në Prishtinë (Mirash) ka pranuar sasinë më të madhe – 190 513 ton, që përbën 37,9% të mbeturinave të deponuara në shkallë vendi.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop