March 24, 2026
1 min read

Rritja e çmimeve barrë për studentët, Stublla: Jam detyruar të filloj punë 

Studentja Dea Stublla, në emisionin “Ora 7″, ka folur rreth shtrenjtimit të biletave të autobusëve ndërurbanë, dhe jo vetëm.

Ajo tha se për shkak të rritjeve të çmimeve, është detyruar të fillojë një punë, pasi në familje të saj janë dy studentë.

“Me qenë dy studentë, është barrë për familjen”, tha Dea.

Pos tjerash, ajo tha se është paralajmëruar që edhe taksitë në relacion Podujevë-Prishtinë kanë njoftuar se do ta rrisin çmimin e udhëtimit, nga 2.00 në 3.00 euro.

Latest from Blog

Go toTop