February 2, 2026
2 mins read

Rritja e çmimit të rrymës, profesori universitar: Kurti po i tallë qytetarët, duhet protestuar për shtrenjtimin e jetesës

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, është një temë që ka gjetur diskutim të gjerë.

Ndonëse nga ZRRE sot kanë thënë se nuk do ketë rritje të tarifave të kësaj energjie për vitet 2026-2028, prapë se prapë, frika po ekziston që rritja të ndodh, sidomos, duke u bazuar në eksperiencat e mëherëshme.

E një shrenjtim i mundshëm, padyshim që rëndon xhepin e qytetarëve.

Për këtë problematikë, për Demantim News ka folur edhe profesori universitar, Mustafë Kadriaj, njohës i ekonomisë.

Ai tha se me rritjen e çmimit të energjisë, do të rritej automatikisht edhe çdo çmim tjetër.

“Një rritje për 21 përqind do dyfishon koston e jetesës së qytetarit. Pra, 21% do të rritet fatura e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht bizneset do t’i rrisin çmimet e produktit final për treg, për faktin që bizenset do jenë pata aktit të kryer, ose, do ta mbyllin biznesin, ose, te dalin me çmim të përballueshëm në treg, pasi, kjo është logjika e ekonomisë së tregut” tha ai.

I pyetur se çka duhet bërë që të ndalet një rritje e tillë çmimesh, në një kohë rekord, Kadriaj shtoi se presioni i qytetarëve përmes protestave, do ta ndalte këtë hov, mirëpo, qytetarët nuk po e bëjnë një gjë të tillë.

“Një parandalim i shtrenjtimit të energjisë elektrike vlerësoj se do të parandalohej, nëse do kishim zë të fuqishëm të qytetarit, përmes protestave dhe presionit që do i bëhej qeverisë dhe ZRRE-së.

Por, duke qenë dëshmitarë që qytetari i Kosovës është i gatshëm që të mbushë sheshet për kampanja politike, por, për interes të vetin jetik nuk e ka dëshmuar dhe si rezultat i kësaj letragjie qytetare, qeveria dhe kryeministri Kurti tallen dhe injorojnë qytetarin çdo ditë, me deklarata dhe kjo po tregon që ky qytetar është dorzuar, njëherit po e ngelltitë injorimin që po ia bën kryemisntiri Kurti.

Pra, derisa nuk kemi rezistencë qytetare, qeveria aktuale nuk do ketë të ndalur me rëndimin e jetës së qytetarit, pra tani e tutje i mbetet qytetarit se sa do jetë i gatshëm t’i mbroj interesat e veta jetike” ka thënë ai.

Kujtojmë që pos çmimit të energjisë elektrike, në Kosovë dita-ditës po rriten edhe çmimet e produkteve esenciale ushqimore, duke ua sjell një gjendje shumë të rëndë qytetarëve, sidomos atyre të kategorisë sociale.

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop