November 4, 2025
1 min read

Rrjedh dueti i papublikuar i Dafinës dhe Feros

Ka shumë muaj që rrjeti po ‘zien’ prej thashethemeve se Dafina Zeqiri dhe Fero po përgatisin një duet, edhe pse asnjëherë nuk u konfirmua zyrtarisht nga asnjëri prej artistëve.

Megjithatë, së fundmi në TikTok kanë filluar të qarkullojnë disa sekuenca të një kënge të papublikuar, ku dëgjohet bashkëpunimi i mundshëm i tyre.

Në video shfaqen fragmente që sipas fansave i përkasin projektit që dyshja e kanë regjistruar prej kohësh, por që ende nuk ka parë dritën e publikimit.

Deri tani, as Dafina e as Fero nuk kanë reaguar për këto zëra, por rrjeti po “zien” nga komentet dhe pikëpyetjet pse bashkëpunimi i tyre nuk është lansuar.

A do të ndodhë në vijim, mbetet të shihet!

Latest from Blog

Go toTop