March 19, 2026
1 min read

Rruga Kullë-Rozhajë e hapur për veturat e vogla, për kamionë ende jo

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se është hapur për vetura të vogla, rruga në Pejë, në pikën kufitare Kullë-Rozhajë.

Por, për kamionë e njëjta është ende e bllokuar.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00 ruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë’’, thuhet në njoftim.

Mbyllja e rrugës erdhi si pasojë e reshjeve të dendura të borës, të cilat kanë përfshirë zonën që nga dita e djeshme, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke krijuar kushte të rrezikshme për udhëtarët.

Gjatë ditës së djeshme, në këtë segment mbetën të bllokuar disa persona, përfshirë edhe një familje pesëanëtarëshe.

Për ndërhyrje u angazhua Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor, i cili realizoi operacionin e evakuimit në kushte të vështira atmosferike.

Latest from Blog

Go toTop