March 6, 2026
1 min read

Rrustemi: Dekretimi për shpërndarjen e Kuvendit, shkelje e Kushtetutës

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se presidentja Vjosa Osmani ka bërë shkelje të Kushtetutës me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Në një konferencë për media, ai tha se janë edhe 59 ditë gjatë të cilave mund të tentohet të bëhet zgjedhja e Presidentit.

“Veprimi i sotëm për të shpërndarë Kuvendin është në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta nuk ka asnjë boshllëk kushtetues për sa i përket rrethanave të shpërndarjes së Kuvendit. Në kontekstin aktual për zgjedhjen e presidentit, Kushtetuta parasheh dy momente të shpërndarjes së Kuvendit: i pari, sipas nenit 86 paragrafi 6, kur pas nisjes së procedurës për zgjedhjen e presidentit edhe në rundin e tretë me pjesëmarrje natyrisht me kuorum, dështon zgjedhja e presidentit. Dhe rrethana e dytë, pas fillimit të procedurës brenda 60 ditëve Kuvendi nuk arrin të zgjedh një president”.

“Natyrisht sot jemi në ditën e parë të afatit 60 ditor. Kemi edhe 59 ditë për të zgjedhur presidentin, ne kemi dekretin për shpërndarje të kuvendit. Natyrisht se dekreti është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe përbën cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues, dhe siç tha kryetarja e GP të LVV-së, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë kundër këtij dekreti dhe me kërkesën urgjente për masë të përkohshme për të kufizuar efektet dhe pasojat e parikuperueshme që pamundëson funksionimin e institucioneve”, theksoi Rrustemi.

Ai tha se “është për të ardhur keq padyshim që presidentja ndërmerr një vendim të tillë arbitrar në ditën e parë të afatit 60-ditor”.

“Ndërkohë, ajo e ka përgjegjësinë për të mundësuar funksionimin kushtetues të secilit institucion”, u shpreh Rrustemi. 

Latest from Blog

Tronditëse në Pejë: Djali kanos babanë

Një rast tronditës është raportuar të enjten në Pejë. Policia ka njoftuar se një burrë, pas një mosmarrëveshjeje është kanosur nga djali i tij, transmeton Klankosova.tv. “Është raportuar se një mashkull kosovar,

Keqtrajtoi djalin dhe gruan, prangoset gjakovari

Një burrë është arrestuar të enjten në Gjakovë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari
Go toTop