September 15, 2025
1 min read

Rubin: Albright i kërkoi Thaçit të tregonte tolerancë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në dëshminë e tij u pyet nga avokati i Thaçit, nëse i kujtohej  që ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet që mund të kryheshin në Kosovë, pas hyrjes së KFOR-it.

Rubin tha se nuk i kujtohet një gjë e tillë, ndërsa shtoi se qëllimi i Albright ishte që të ndëshkoheshin individët përgjegjës për dhunën dhe të mos lejohej fajësimi kolektiv

Tutje, shtoi se Albright i kishte kërkuar Thaçit të tregonte tolerancë.

Latest from Blog

Go toTop