September 16, 2025
1 min read

Rubin tregon se si filloi të punojë me Thaçin në kohën kur ai ishte president

Ish-sekretari amerikan, James Rubin, dëshmoi në Dhomat e Specializuara në Hagë, rreth angazhimit të tij në një projekt me Qeverinë e Kosovës gjatë kohës kur Hashim Thaçi ishte president i vendit.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin iu përgjigj një pyetjeje të Prokurorisë lidhur me kontratën e tij me Qeverinë e Kosovës.

Ai konfirmoi se projekti ishte parashikuar të zhvillohej në bashkëpunim me presidentin e atëhershëm, Hashim Thaçi.

“Po”, u përgjigj Rubin, kur u pyet nëse projekti ishte parashikuar të zhvillohej me Thaçin.

“U vlerësua e arsyeshme që të punoja me z. Thaçi, sepse e njihja mirë, dhe drejtori i firmës (me të cilën punoja) e pa të përshtatshme që të merrja këtë rol, pikërisht për shkak të marrëdhënies sime me Thaçin”, tha Rubin para trupit gjykues.

Rubin shtoi se nuk e mban mend saktësisht datën e fillimit të projektit.

Latest from Blog

Go toTop