October 22, 2025
1 min read

Seancat e javës së ardhshme në rastin e krerëve të UCK-së, anulohen nga Specialja

Dhomat e Specializuara kanë anuluar seancat e planifikuara të javës së ardhshme, të parapara për datat 27 deri më 30 tetor, në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç thuhet në njoftim, gjykimi do të rinis më 3 nëntor 2025, duke vazhduar me seanca të tjera që sipas kalendarit, do të mbahen nga data 17 deri më 20 nëntor 2025.

Ju informojmë se janë anuluar seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e ardhshme (27–30 tetor). Gjykimi pritet të rinis më 3 nëntor 2025, me seanca shtesë të caktuara për 17–20 nëntor 2025, ashtu siç shihet në kalendarin e gjykatës”.

Latest from Blog

Go toTop