Analisti politik, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka paralajmëruar qytetarët në lidhje me fushatën e Vetëvendosjes.
Ai u shpreh se do të jetë një fushatë, ku siç tha, s’ka me mbetë kush pa u shpallë tradhtar e spiun.
“Po besoj që Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë një angazhim të jashtëzakonshëm. E angazhimi i Lëvizjes Vetëvendosje normalisht kur është i jashtëzakonshëm është edhe goxha linçues”.
“Kështu që po i paralajmëroi qytetarët me aq sa na dëgjojnë që keni me pa një fushatë ku nuk ka me mbetë kush pa u shpallë tradhtar e spiun”, tha tutje Sejdiu.