August 10, 2026
1 min read

Senatorja amerikane viziton Kosovën, pritet në Ambasadën e ShBA-së

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur në Prishtinë senatoren amerikane Joni Ernst.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ernst ka zhvilluar takime në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, në kuadër të angazhimeve të saj gjatë vizitës.

Senatorja amerikane ka vizituar gjithashtu Manastirin e Graçanicës, i cili bën pjesë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Vizita e Ernst vjen në kuadër të angazhimeve të saj në Kosovë, ndërsa Ambasada amerikane ka mirëpritur qëndrimin e senatores në vend.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop