January 30, 2026
1 min read

“Seriali” me vota pritet të përmbyllet në mbrëmje, KQZ me detaje 

Sot pritet të përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se kanë mbetur edhe 100 nga 2,557 vendvotime për t’u numëruar.

“Sipas planifikimeve presim që në mbrëmje të përmbyllim rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura”, tha ai.

Vendvotimet, sipas tij i takojnë 4 komuave si: Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.

Se kur pritet të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Elezi tha se gjatë ditës do të dalin me njoftim për mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku në rend dite do të jetë edhe vendimi për kohën e shpalljes së tyre.

Latest from Blog

Go toTop