January 22, 2026
1 min read

ShBA i dhuron skaner 3 milionë dollarësh Kosovës për të forcuar sigurinë kufitare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar sot një skaner Kosovës që të forcojë sigurinë kufitare.

Sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, skaneri kap vlerën e 3 milionë dollarëve, dhe i njëjti është vendosur në Merdarë.

Po ashtu, në njoftim thuhet se me këtë teknologji të avancuar mbështetet tregtia e ligjshme, forcohet siguria dhe interesant ekonomike.

“Kundërshtimi i trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara e bën biznesin amerikan dhe kosovar më të fortë dhe më të begatë. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë krenare të forcojnë sigurinë kufitare të Kosovës përmes një skaneri Rapiscan 3 milionë dollarësh të prodhuar nga Amerika. Teknologjia rrit zbulimin, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon sigurinë dhe interesat ekonomike të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Mund të jetë një imazh i teksti

Latest from Blog

Ndërron jetë nipi i Agim Çekut

Ka ndërruar jetë i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku
Go toTop