October 21, 2025
1 min read

SHBA kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut: S’ka krizë sigurie në Kosovë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar largimin e misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, pasi që ka vlerësuar se nuk ka krizë sigurie në Kosovë.

“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMIK-u më nuk ka rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Ne i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut në për dialog, por realiteti është se UNMIK-u është një mision paqeruajtës që punojnë në funksione që duhet të kryhen nga organizata të tjera”, tha përfaqësuesi i SHBA-së në OKB.

Ai theksoi se është koha që të fillohet puna e rëndësishme e transferimit të këtyre funksioneve nga UNMIK-u në agjenci më të përshtatshme dhe të fillohet procesi i mbylljes së këtij misioni.

Përveç kësaj, ai deklaroi se SHBA-të e nxisin Kosovën dhe Serbinë “që të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqen dhe stabilitetin ndërmjet vete, me qëllimin përfundimtar njohjen e ndërsjellë”.

“Këto janë qëndrimet e admirueshme që SHBA-ja i mbështet”.

Latest from Blog

Go toTop