March 20, 2026
1 min read

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një version të ri me dozë më të lartë të ilaçit të njohur për obezitetin Wegovy, i cili mund t’i ndihmojë përdoruesit të humbin më shumë peshë dhe ta mbajnë atë në normalitet, shkruan ABC News.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi një dozë prej 7.2 miligramësh të semaglutidës së prodhuesit danez të barnave Novo Nordisk. Më parë, doza më e lartë e miratuar e ilaçit, e marrë si një dozë javore, ishte 2.4 miligramë.

Doza e re mori shqyrtim të përshpejtuar përmes programit ultra të shpejtë të shqyrtimit të barnave të FDA-së. Miratimi u dha 54 ditë pasi u miratua kërkesa për shqyrtim, tha agjencia në një deklaratë.

Doza e re do të jetë në dispozicion në prill në farmacitë në SHBA, me një çmim që do të shpallet atëherë, sipas kompanisë.

Rregullatorët evropianë të barnave miratuan versionin me dozë më të lartë të Wegovy në shkurt.

I quajtur Wegovy HD, ilaçi me dozë më të lartë i ndihmoi pjesëmarrësit në një studim të humbnin rreth 19% të peshës së tyre trupore, ose pothuajse 24 kilogramë, kundrejt rreth 16% të peshës trupore, ose 13 kilogramë me dozën më të ulët gjatë pothuajse 17 muajve.

Latest from Blog

Go toTop