Vdekja e Shemsi Krasniqit – Shemit, e ka mërzitur tej mase edhe artistin Shefqet Hoxha – Shekin, i cili në “Kosova today” e kujtoi artistin si të hareshëm dhe energjik.
Ai tha se ende nuk po mund ta besojë se Shemi ka ikur nga kjo botë.
“Nuk po mundem me besu, s’po me hyn në kokë që është i ndjerë. Shemi ka qenë i hareshëm dhe i këndshëm. Ai më ka dashur shumë. Shemi ka qenë atraktiv si i ri, si miq asnjëherë nuk kemi qenë të huaj, kemi qenë shumë miq të mirë dhe na ka lidhur rok & rolli i moçëm. Shemi le të fluturojë në qiell me korin e engjëjve dhe le të këndojë kudo që shpirti shkon”, u shpreh Sheki.
Ndër të tjera, Sheki tha se emblema e Shemit përgjithmonë do të mbetet hiti “Xhamadani vija vija”.
“Ai bëri nam me atë këngë”, tha artisti.