January 2, 2026
1 min read

Sherr mes çiftit natën e Vitit të Ri, i dashuri sulmon partneren në Graçanicë

Një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur natën e 1 janarit rreth orës 01:00 në Graçanicë.

Sipas policisë, ankuesja ka dhënë deklaratën e saj dhe është intervistuar mbi ngjarjen, ndërsa pala tjetër, i cili dyshohet për sulmin, gjithashtu është intervistuar nga autoritetet.

Pas intervistimeve, prokurori ka vendosur që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, duke e kaluar çështjen në fazat e mëtejshme të hetimeve penale.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se  kishin pasur një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, mashkull kosovar dhe i cili e ka sulmuar atë fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Latest from Blog

Go toTop