January 13, 2026
1 min read

Sherr në Prishtinë, dy burra përleshen me thika

Një incident raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së hënë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy burra pas një mosmarrëveshje verbale, kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të mprehta.

Të dy janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje verbale dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, kane sulmuar njeri-tjetrin me mjete te mprehta. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest from Blog

Ndërron jetë nipi i Agim Çekut

Ka ndërruar jetë i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku
Go toTop