March 4, 2026
1 min read

Shkarkohet Zv/Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi

Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, është shkarkuar nga pozita e tij.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar vetë Loshi, duke thënë se nuk i di arsyet e këtij vendimi, ndonëse theksoi se vendimin e ka në zyrë.

Ai shtoi se drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale të Kuvendit, Xheladin Hoxha, e ka emëruar një U.D.

Latest from Blog

Go toTop