January 30, 2026
1 min read

Shkelje e rregullores: KQZ s’i verifikoi numëruesit e votave në komuna 

Përveç votave që u manipuluan nga dhjetëra komisionerë, po del se edhe vetë këta të fundit nëpër qendra komunale me angazhimin e tyre përbënin shkelje.

Të njëjtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i verifikoi për të kaluarën kriminale e as lidhjet familjare.

Emrat e tyre nuk shkuan hiç për kontroll në Këshillin Gjyqësor të Kosovës e as në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa, siç kërkohet me nenin 6.

Edhe më specifike se kaq, thuhet se punëtorët e angazhuar për zgjedhje nuk duhet assesi të jenë të dënuar në tri vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë, me një ose më shumë vite burg efektiv.

Latest from Blog

Go toTop