July 14, 2026
1 min read

“Shkoi në shtëpi, mori armën dhe shtiu 9 herë ndaj viktimës”, si ndodhi plagosja në Pejë?

Një 46-vjeçar mbeti i plagosur nga pesë plumba mbrëmjen e së hënës në qytetin e Pejës.

I dyshuari, 29-vjeçar u vetëdorëzua në polici pas disa orësh arrati, detajet më të reja rreth kësaj ngjarje.

“Mbrëmë rreth orës 22:36 minuta ndodhi një ngjarje ku një person mbeti i plagosur pesë herë, nga një i dyshuar 29-vjeçar. I plagosuri, 46-vjeçar, menjëherë ka marrë trajtimet e nevojshme, njëherë në Spitalin e Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, tha Gashi

Ajo bëri të ditur se në drejtim të viktimës u qëllua me plot nëntë plumba, por që fatmirësisht ai i shpëtoi tentativës për vrasje.

“Siç mëson, i dyshuari ka shtënë nëntë herë për ta vrarë viktimën, por i njëjti ka shpëtuar dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Por si ndodhi ngjarja, nga burimet e Klan Kosova, dhe bisedat në këtë qytet, thuhet se sherrin e nisi vëllai i viktimës, ku më pas viktima ka ardhur dhe ka goditur të dyshuarin. i dyshuari nuk e ka kapur direkt armën në vendin e ngjarjes, ai ka shkuar në shtëpi, ka marr armën dhe është kthyer te parkingu dhe ka shtënë në drejtim të viktimës”, 

Latest from Blog

Go toTop