Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit.
Përmes një njoftimi në Facebook, ky shërbim ka treguar se ekipet e tyre ndodhen në terren, por pa dhënë detaje shtesë lidhur me arsyen e operacionit.
“Operacion! ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit. Për informata tjera, ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tyre.