February 12, 2026
1 min read

Shpallet në kërkim Liridon Podrimja për kanosje, armëmbajtje e posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizim të prokurorit të Shtetit,ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, Liridon Hajdar Podrimja, i lindur me 1989 në Gjakovë.

I dyshuari kërkohet për veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe aktualisht gjendet në arrati.

Sipas njoftimit të policisë në Facebook, bazuar në informacionet zyrtare, i njëjti konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë përmes numrit 192, adresës elektronike info@kosovopolice.com, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, apo në stacionin policor më të afërt.

Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop