Shpërndarja e fotove dhe videove intime është bërë dukuri shqetësuese në Kosovë.
Psikologia Antigona Qenaj-Sejdiu, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se kjo gjë ndikon shumë keq në viktimën.
“Shantazhi online, publikimi i fotografive intime është bërë një dukuri goxha e shprehur fatkeqësisht, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjve. Normalisht për personin që përballet me një situatë të tillë nuk është aspak e lehtë me e përballu. Është ndjenja e turpit, ankthit, përjeton stres të fuqishëm”, tha Qena-Sejdiu.
Nga ana tjetër, aktivistja Zhaklin Lekatari tha se këto raste ndodhin zakonisht në shoqëritë patriarkale.