March 16, 2026
1 min read

“Shpërthimi ndodhi pranë banesës sonë, u thyen xhamat” – shqiptari rrëfen për ditët e fundit në Iran

Shqiptari Eni Kokomani, i cili së fundmi u kthye në Shqipëri pas përshkallëzimit të luftës në Iran, ka ndarë detaje tronditëse për momentet e fundit që ka përjetuar atje dhe për shpërthimet që dëgjoi pranë vendbanimit të tij.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7, Kokomani tregoi se situata e sigurisë ishte përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa bombardimet dëgjoheshin edhe në zonat ku jetonin civilët.

Ai rrëfeu se një nga shpërthimet kishte ndodhur shumë pranë banesës së tij, duke shkaktuar dëme edhe në ndërtesat përreth.

“Shpërthimi ndodhi edhe para banesës sonë, u thyen xhamat. Askush nuk e dinte se ku mund të binte sulmi i radhës”, tha ai.

Latest from Blog

Turqia dënon operacionin tokësor të Izraelit në Liban

Turqia dënoi të hënën operacionin tokësor të Izraelit në Liban, duke paralajmëruar kundër “një katastrofe tjetër humanitare” që po zhvillohet në Lindjen e Mesme. “Ne dënojmë fuqimisht operacionin tokësor izraelit në Liban,
Go toTop