January 7, 2026
1 min read

Shpërthimi në Ibër-Lepenc: PSRK refuzon kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit Kodraliu

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarve për përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu, nga rasti për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e PSRK-së Arbnora Luta.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, deklaroi Luta.

Për sulmin në Ibër-Lepenc, akuzohen dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq.

Në seancën fillestare më 24 dhjetor 2025, mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viçentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq kërkoi përjashtimin e prokurorit Kodraliu.

Kjo kërkesë mori përkrahje edhe të avokatët e dy akuzuarve të tjerë, gjë që kishte çuar në ndërprerjen e seancës.

Latest from Blog

Go toTop