April 15, 2026
1 min read

Shqipëri: Rikthehen reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit

Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike për dy ditë.

Sipas të dhënave, orët e mbetura të kësaj së mërkure dhe dita e enjte, do të karakterizohen nga reshjet e shiut në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Sot pasdite, e mërkurë, datë 15 dhe nesër, e enjte, datë 16, priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.

Temperatura:

Nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– në bregdet: 14 / 23 °C

– në vendet e ulëta: 11 / 25 °C

– në vendet malore: 9 / 20 °C

Ndërkaq, IGjEUM tha se sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop