Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë gjysmëfinalen në udhëtim ndaj Polonisë, një përballje që pritet të jetë e fortë dhe vendimtare për kualifikimin në finale.
Në rast se Shqipëria arrin të kalojë gjysmëfinalen, finalja eventuale gjithashtu do të zhvillohet në udhëtim, ku kuqezinjtë do të përballen me fituesin e përballjes Ukrainë – Suedi.