August 15, 2026
1 min read

Shqipëria përballet me 23 vatra zjarri, 13 ende aktive – qindra forca në terren

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se deri në orën 17:00 janë regjistruar 23 vatra zjarri, prej të cilave 13 mbeten aktive, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 317 forca operacionale dhe 32 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë vendosur edhe 120 efektivë të Forcave të Armatosura, dy helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor”.

Një prej vatrave kryesore mbetet ajo në Malin e Dajtit, ku operacioni po vazhdon mbi tunelet e Qafë-Mollës, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA-së dhe dy helikopterëve.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Gurë-Lurë të Dibrës, ku llogaritet se janë djegur rreth 200 hektarë pyll pishe. Në operacion janë angazhuar qindra forca dhe dy avionë “Air Tractor”.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Dibër/Bulqizë, Krujë, Mirditë, Pukë, Gjirokastër, Vlorë dhe Librazhd.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pavarësisht numrit të lartë të vatrave aktive, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop