Benjamin Imeri, boksieri profesionist, së fundmi është shpallur kampion bote në WBA, një nga federatë më prestigjioze të boksit në botë.
Në një intervistë për “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Imeri u shpreh i lumtur për faktin se rrëmbeu një titull si ai i kampionit, transmeton Klankosova.tv.
“Jam shumë krenar që e kam marr, edhe si shqiptar”, u shpreh Imeri.
Gjatë intervistës boksieri shqiptar tregoi edhe për rrugëtimin e tij të bujshëm në këtë sport luftarak.