September 25, 2025
1 min read

Shtatë anëtarë të grupit kriminal për trafikim me drogë sot dalin para gjykatës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Pejë, në kuadër të operacionit “Qielli i thyer”.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e PSRK-së Arbnora Luta.

“Sot me fillim nga ora 13:00 është caktuar të mbahet seanca dëgjimore” tha ajo.

Të pandehurit dyshohet për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe pastrimi i parave.

Latest from Blog

Go toTop