September 22, 2025
1 min read

Shtiu me armë gjatë një ahengu familjar, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë të dielën, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit, një fishekë si dhe pesë gëzhoja.

Ndryshe, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në një aheng familjar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit, një fishekë si dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Latest from Blog

Go toTop