by
June 23, 2026
1 min read

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë në Shqipëri

Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka shtyrë për më 17 korrik procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj, i pandehur për “Sterilizimin”.

Shtyrja u kërkua nga prokurorët e SPAK, për të pasur kohë të njihen me mbi 93 faqe të kërkesave paraprake të Beqajt.

Ish-ministri ishte i pranishëm në seancë. Në këtë proces Beqaj është lejuar të qëndrojë jashtë kafazit të sallës së gjyqit, në krah të mbrojtësit të tij.

Latest from Blog

Go toTop