Aktivisti republikan me ndikim, Charlie Kirk u qëllua për vdekje në një aktivitet në Universitetin Utah Valley të mërkurën në mbrëmje.
Kërkimi për të dyshuarin është duke vazhduar.
Më poshtë e gjeni krejt kronologjinë se si ndodhi incidenti, raporton BBC.
- Kirk arrin në aktivitet, pjesë e turneut të tij “American Comeback” i cili ishte planifikuar të ndalonte në 15 kampuse universitare në SHBA.
- Kirk qëllohet. Policia thotë se të shtënat erdhën nga rreth 182 metra largësi.
- Policia konfirmon se të shtënat u qëlluan gjatë një aktiviteti në Universitetin Utah Valley.
- Sekretarja e Bujqësisë e SHBA-së, Brooke Rollins, thotë në X se Kirk është në gjendje kritike, por “ende me ne”.
- Policia u thotë studentëve të largohen nga kampusi “menjëherë” dhe deri në njoftim të mëtejshëm.
- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njofton se Kirk ka vdekur nga plagët e marra.
- Trump urdhëron që flamujt të ulen në gjysmë shtizë në SHBA për të përkujtuar aktivistin konservator.
- Drejtori i FBI-së, Kash Patel, thotë se një “subjekt” është në paraburgim.
- Patel thotë se subjekti është liruar – në total, dy të dyshuar u arrestuan dhe më pas u liruan.
- Trumpi poston një video mesazh në platformën e tij Truth Social, duke thënë se është “i mbushur me pikëllim dhe zemërim” pas “vrasjes së tmerrshme” të Kirk. Ai premton të godasë dhunën politike.