October 20, 2025
1 min read

Si po arrin të ruaj bukurinë 50 vjeçarja Angelina Jolie?

Edhe pse ka kaluar dekada në qendër të vëmendjes, Angelina Jolie vijon të admirohet për pamjen e saj natyrale dhe elegancën që e karakterizon.

Në moshën 50-vjeçare, aktorja ikonike vazhdon të shkëlqejë, dhe sipas ekspertëve, kjo nuk është thjesht çështje gjenetikë.

Jolie i ka kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë kujdesit për lëkurën, duke ndjekur një rutinë të thjeshtë, por efektive.

Që në fillesat e karrierës, ajo ka bashkëpunuar me dermatologen Rhonda Rand për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm e të natyrshëm.

Rregulli i parë? Mbrojtja nga dielli. Aktorja nuk e anashkalon kurrë përdorimin e kremit me SPF, një zakon që e ndihmon të parandalojë dëmtimet e hershme të lëkurës.

Gjithashtu, përdor vetëm produkte të buta për pastrim, antioksidantë natyralë, si dhe herë pas here acid glikolik apo acide alfa-hidroksi.

Ndryshe nga shumë personazhe të famshëm, Jolie shmang ndërhyrjet agresive dhe nuk përdor skrabe të forta apo produkte me kimikate të shumta.

Grimin e përdor kryesisht për nevoja profesionale dhe kujdeset që pas çdo dite xhirimi, lëkura e saj të pastrohet plotësisht.

Për të ruajtur shkëlqimin, ajo hidraton rregullisht lëkurën dhe ndonjëherë aplikon trajtime të lehta me lazer. Pa ndërhyrje drastike dhe me shumë kujdes, Jolie duket se po sfidon moshën në mënyrën më të natyrshme të mundshme.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop