Psikologia Atifete Syla ka folur për procesin emocional që përjetojnë individët pas një humbjeje të madhe në jetë dhe rikthimin e tyre në rutinë apo në punë.
Në paraqitjen e saj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo tha i se përjetimi i traumës kërkon kohë dhe se rikuperimi i plotë nuk ndodh asnjëherë, por menaxhimi i dhimbjes bëhet i mundur përmes përpunimit të emocioneve.
“Dalja në skenë në përgjithësi e individëve që kanë përjetuar një traumë të tillë, patjetër duhet të kalojnë një kohë prej 3–1 vit, ose varet prej lidhjes së humbjes, të përpunimit të emocioneve që të rikuperohen. Jo në plotësi, asnjëherë nuk rikuperohet. Dalja në skenë ose vazhdimi i rutinës për një kohë të shpejtë gjithashtu është e dëmshme, sepse ajo mund të paraqesë një shmangie nga ajo traumë”, tha Syla.