October 29, 2025
1 min read

Siria e njeh Kosovën si shtet

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shteti i Sirisë ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ajo tha se arritën marrëveshje me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite dhe falënderoi Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës.

Postimi i plotë i presidentes Vjosa Osmani

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona.

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!

Latest from Blog

Go toTop