December 1, 2025
1 min read

S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit

Kryeqyteti do të mbetet edhe nesër pa autobusë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë vazhdojnë të presin ekzekutimin e mjeteve financiare nga Komuna e Prishtinës.

Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se rikthimi në punë varet vetëm nga alokimi i borxheve të papaguara.

Elmi Gashi, në një pronocim për media, tha se sapo paratë të transferohen në llogaritë e punëtorëve dhe operatorëve, shërbimi do të rifillojë menjëherë, për 30 minuta .

“Protesta ka përfunduar, por jemi në pritje të alokimit të mjeteve. Që të paguhen rrogat dhe obligimet ndaj operatorëve privatë, duhet të kryhet bartja e fondeve. Në momentin që ndodh kjo, jemi gati të nisemi me punë,  na duhen rreth 30 minuta për t’u përgatitur”, tha Gashi.

Latest from Blog

Go toTop