July 15, 2026
1 min read

S’ka vend te Barcelona, Ter Stegen huazohet te skuadra holandeze

Epoka e Marc Andre Ter Stegen-it te Barcelona ka përfunduar.

34-vjeçari gjerman i cili në muajt e fundit ishte i huazuar te Girona, është rikthyer te skuadra katalanase, por do të huazohet përsëri.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Barcelona ka arritur marrëveshje me gjigantin holandez, Ajax, për huazimin e Ter Stegen.

Ai do të jetë pjesë vendimtare e projektit të ri të klubit.

Gardiani gjerman do të udhëtojë menjëherë për në Amsterdam, me Ajax-in që do të mbulojë një pjesë të vogël të pagës së tij plus bonuset që lidhen me performancën.

Latest from Blog

Vodh në Durrës, kapet 45-vjeçari nga policia

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar për vjedhje me forcë në një farmaci, ndërsa rezulton se kishte precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen
Go toTop