Komuna e Skenderajt ka vendosur të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme mbulimin financiar të shërbimeve të varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës.
Për këtë është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes kryetarit Sami Lushtaku dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.
Komuna thotë se kjo mbështetje synon t’ua lehtësojë familjeve barrën financiare në momentet më të vështira, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve kur kanë më së shumti nevojë.