March 23, 2026
1 min read

Sllovaki-Kosovë, Foda: S’do ta kemi të lehtë, duam të luajmë në finale

Trajner i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për ndeshjen ndaj Sllovakisë që do të zhvillohet në Bratisllavë më 26 mars, në gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror që sivjet mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Foda deklaroi se duan të luajnë në finale.

Ai pohoi se përballë sllovakëve s’do jetë aspak e lehtë.

“Jemi të vetëdijshëm se s’do të jetë e lehtë, Sllovakia e ka një ekip të fuqishëm, luan me kundërsulme të rrezikshme. Ne kemi treguar se edhe si mysafirë dimë të luajmë dhe të fitojmë atje. I kemi tri ditë për t’u përgatitur intensivisht, sigurisht se duam të luajmë në finale. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe në dorën tonë për të fituar në Sllovaki”, deklaroi fillimisht Foda, i cili foli edhe për gjendjen e futbollistëve”, deklaroi ai gjatë një konference për media.

Sipas strategut gjerman, lojtarët janë në topformë.

“Lojtarët janë në topformë. Do të punojmë në aspektin taktik pasi fizikisht janë mirë. Do t’ju tregojmë se si duhet të luajnë ndaj Sllovakisë, se çfarë zgjidhjesh kemi kundër një ekipi si Sllovakia, se si duhet të veprojmë në fushë”, shtoi ai.

Në rast të fitores, “Dardanët” do të paraqiten në finale më 31 mars, ku përballet me fituesin e ndeshjes Turqia-Rumania.

Para disa ditësh, u publikua edhe lista e plotë e kombëares.

Latest from Blog

Go toTop